Një person i cili mbante në banesë armë zjarri dhe municion luftarak, është arrestuar nga policia në Tiranë.
Në pranga ra V. K., banues në Tiranë, i dënuar më parë për vrasje në shtetin Gjerman.
Sikurse duket nga pamjet, armën e zjarrit policia e ka gjetur në shtratin e tij.
Njoftimi i policisë:
Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje. Finalizohet operacioni policor i koduar “Ekol“ Mbante armë zjarri dhe municion luftarak në banesë, arrestohet poseduesi i saj.
Komisariati i Policisë Nr.4, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Ekol ”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit V. K., banues në Tiranë, i dënuar më parë për vrasje në shtetin Gjerman.
Nga ana e sherbimeve të Komisariatit të Policisë Nr.4, janë siguruar informacione nga inteligjenca policore, për një shtetas që mbante armë zjarri pa leje, në banesë.
Mbi bazën e këtyre informacioneve, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit V.K, dhe kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.
Top Channel