Ellen DeGeneres njoftoi një ditë më parë mbylljen e emisionit të famshëm pas 19 vitesh. Lajmin e bëri me dije vetë moderatorja për Hollywood Reporter, vendim që vjen disa muaj pas zërave që qarkullonin rreth moderatores dhe sjelljes së saj kundrejt punonjësve.
Një burim është shprehur për “ET” se DeGeneres thjesht ndjeu se ishte “koha për të lëvizur përpara”. “Kjo shfaqje ka qenë përvoja më e madhe e jetës sime dhe jua kam borxh të gjithëve. Kështu që faleminderit, faleminderit, faleminderit. Dua që të dini se kam menduar për këtë vendim. U ula me të për një kohë, meditova mbi të. Unë fola me Portia, fola me veten time.”, tha moderatorja.