Një 80-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës në lidhje me aksidentin e ndodhur ditën e djeshme, ku humbi jetën një i ri vetëm 22-vjeç.

Fatjon Kasaj, viktima e aksidentit, po lëvizte me motor kur u përplas me një automjet tip Yamaha”, të drejtuar nga 80-vjeçari.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore, në vijim të veprimeve hetimore për aksidentin e ndodhur ditën e djeshme, në aksin rrugor “Peshkëpi-Kotë”, arrestuan shtetasin J. K., 80 vjeç, banues në Vlorë, pasi drejtonte automjetin që u përplas me motomjetin me drejtues shtetasin F. K., 22 vjeç, banues në Tiranë, i cili humbi jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.