Grupi terrorist i Hamasit i‘u ka dhënë “çanta dhuratash” tre vajzave izraelite që liroi ditën e parë të armëpushimit

Sipas raportimeve të mediave izraelite, çantat kishin brenda foto të tyre gjatë kohës që mbaheshin peng nga grupi terrorist dhe një “certifikatë” për lirimin e tyre.

Një video e publikuar nga IDF tregon pengjet Romi Gonen, Emily Damari dhe Doron Steinbrecher duke mbajtur çantat e dhuratave kur ato iu dorëzuan trupave.

Kujtojmë se këto janë 3 pengjet e para nga 33 që do të lirohen gjatë fazës së parë të armëpushimit.

Top Channel