Një rast i rëndë i ngacmimit seksual ka ndodhur së fundi në qytetin e Vlorës. Burime policore bëjnë me dije se një 14-vjeçare ka kallëzuar për ngacmim seksual një 56-vjeçar, i cili është vënë në pranga.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. Z., 56 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka bërë kallëzim një shtetase e mitur 14 vjeçe se ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton zyrtarisht Policia e Vlorës.
Vijon…