Home AKTUALITET Investimi në Bitcoin, paralajmëron Guvernatori i Bankës së Anglisë: Jua them troç,...

Investimi në Bitcoin, paralajmëron Guvernatori i Bankës së Anglisë: Jua them troç, investoni vetëm në …

16

Kriptovalutat “nuk kanë vlerë të natyrshme” dhe njerëzit që investojnë në to duhet të jenë të përgatitur të humbin të gjitha paratë e tyre. Kështu së paku, siç shkruajnë mediat e huaja, paralajmëron Guvernatori i Bankës së Anglisë, Andreë Bailey.

Monedhat dixhitale si bitcoin, eter dhe madje dogecoin kanë qenë në rritje këtë vit. Por kur është pyetur në një konferencë shtypi rreth rritjes së vlerës së kriptovalutave, Bailey ka thënë: “Ato nuk kanë asnjë vlerë të natyrshme. Kjo nuk do të thotë të thuash se njerëzit nuk u japin vlerë atyre, sepse ato mund të kenë ‘vlerë të ndikuar nga jashtë‘. Por ato nuk kanë ndonjë vlerë të natyrshme”.

“Do ta them përsëri shumë troç”, ka shtuar ai. “Blini ato vetëm nëse jeni gati të humbni të gjitha paratë tuaja”.

Dhe siç shkruajnë mediat, komentet e Bailey i kanë bërë jehonë një paralajmërimi të ngjashëm nga Autoriteti i Sjelljes Financiare të Mbretërisë së Bashkuar.

“Investimi në kripto-asete, ose investime dhe huadhënie të lidhura me to, në përgjithësi përfshin marrjen e rreziqeve shumë të larta me paratë e investitorëve”, kishte thënë vëzhguesi i shërbimeve financiare në janar.

“Nëse konsumatorët investojnë në këto lloje të produkteve, ata duhet të jenë të përgatitur të humbin të gjitha paratë e tyre”.

Bailey, i cili ishte më parë shefi ekzekutiv i FCA, ka qenë prej kohësh një skeptik ndaj kriptos.

Edhe në vitin 2017, ai thuhet të ketë paralajmëruar: “Nëse doni të investoni në bitcoin, jini të gatshëm të humbni të gjitha paratë tuaja”.

Bitcoin është rritur mbi 90% këtë vit, pjesërisht falë interesit në rritje nga investitorët institucionalë dhe blerësit e korporatave të tilla si Tesla.