Të paktën 13 grupe pune ndodhen në terren për verifikimin e dëmeve nga përmbytjet në Durrës.

Gazetari Leonidha Musaj raporton se sot situata është përmirësuar ndjeshëm. Uji pothuajse është tërhequr në të gjitha zonat e përmbytura por ka lënë pas dëme të shumta.

Gjatë ditës së djeshme, bërë bërë inventari i dëmeve në 100 banesa në disa zona të përmbytura.  Sot pritet të përfundojë edhe verifikimi i dëmeve në të 300 objektet e dëmtuara nga përmbytjet./abcnews.al