Në Tiranë po mbahet ditën e sotme Konventa e Partisë së Lirisë, e lajmëruar ditën e djeshme nga Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
Takimi ka nisur në orën 11:00 dhe po zhvillohet në sallën e mbledhjeve të Xhamisë së Namazgjasë.
Gjatë Konventës kanë folur para të pranishmëve eksponentë të lartë të kësaj partie, por nuk kanë munguar as këngët patriotike, himni i flamurit dhe brohoritjet.
Në këtë takim foli me audio regjistrim edhe Presidenti i PL-së, Ilir Meta.
Ilir Meta: Jam marrë peng nga Rama-Dumani për të grabitur një mandat të katërt. Qytetarët do i japin përgjigje kësaj bande, që po i lë pa atdhe.
Partia e Lirisë ka 5 prioritete kyçe, që nga ai për 4 milionë shqiptarë plus. Ne do ta ndalojmë shpopullimin, duke ulur taksat dhe nënat me dy ose më shumë fëmijë, duke garantuar kredi për çifteve të reja. Do garantojmë transport falas për pensionistët.
Do të mbështesim fermerët. Ne duam që Shqipëria të kthehet në fuqi prodhuese. Do të dhurojmë 20 mijë euro për çdo person që nis biznes të ri. Programi ynë social dhe ekonomik është tërësisht i aplikueshëm.
Kujtojmë se Meta prej disa muajsh ndodhet në burgun 313 në Tiranë me urdhër të SPAK, me akuza për korrupsion, shpërdorim detyre dhe fshehje të pasurisë.