Një i burgosur është arratisur nga burgu i Shënkollit në Lezhë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së kaluar, ndërsa ende nuk dihen rrethanat.
I burgosuri, i identifikuar si Daut Laze, ishte dënuar për dhunë në familje.
Kujtojmë se në burgun e Shënkollit mbahen të burgosur dhe paraburgosur me probleme të shëndetit mendor.
(BalkanWeb)