Nëse mendoni se pandemia do të anulonte çdo aktivitet të Beyonce-s e keni gabim.
Diva e muzikës na tregoi edhe njëhere se nuk ka gjë që e ndal. Për shkak të masave të ndërmarra mbi parandalimin e përhapjes së Covid19, grumbullimi dhe turneu i saj nuk u arrit të realizohej. Por, Beyonce ka gjetur një tjetër zgjidhje, dhënien e një koncerti virtual.
Këngëtarja kishte planifikuar një turne të madh botëror për vitin 2021 dhe do të mbahet që ç’ke me të!
Vetëm se kësaj here askush s’do të mund ta shohë nga afër Beyonce-n, por vetëm nëpërmjet ekranit.
Burime për “People” kanë treguar se gjatë këtij turneu, këngëtarja do të prezantojë edhe projektet e reja për të cilat ka punuar gjatë karantinës, ndërsa më shumë detaje presim t’i mësojmë në vazhdim.