Kjo e premte nisi me temperatura të ulëta, të cilat shënuan deri në -6 gradë Celsius.

Gjatë ditës moti do të vijojë i kthjellët me temperatura maksimale që pritet të shënojnë 14 gradë Celsius.

Era do të fryjë me shpejtësi 38 km/h, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.