Bujq që me dëshirën për të ngritur fermat e tyre lanë emigrimin dhe u kthyen për të ndërtuar diçka në vendlindje. U përpoqën për vite me radhë por në fund mundi duket se u ka shkuar dëm.

A2 sjell nga fshati Rromës i Bashkisë së Fierit, realitetin e dy bujqëve të cilët, të vetëm pa informacionin e duhur dhe natyrisht dhe pa mbështetjen e duhur nga shteti, sot kanë dhjetëra ton me produkte të ndryshme bujqësore që dergjen në magazina, pa ofertë dhe pa çmime që të justifikojnë mundin dhe shpenzimet e këtyre njerëzve.

Në të njëjtën situatë janë thuajse shumica e banorëve që kanë mbetur në Rromës, të cilët në pamundësi për t’iu përgjigjur mënyrës së re të tregut bujqësor, sot janë në kushtet e mbijetesës dhe pranë vendimit për të braktisur tokat e tyre. (A2