Ndotja e përrenjëve apo e kanaleve vaditëse nga mbetjet vijon të jetë shqetësuese në disa fshatra të Elbasanit. Kryesisht situata më problematike paraqitet ne fshatin Godolesh të bashkisë Elbasan. Siç duket edhe nga pamjet duke qenë se nuk kanë kosha për plehrat banorët janë të detyruar që ti hedhin pranë përroit duke e kthyer këtë vend në një vatër të rrezikshme për përhapjen e sëmundjeve.
