Një operacion antidrogë është zhvilluar mëngjesin e sotëm në Kavajë, raporton A2 CNN.
Burime nga Policia bëjnë me dije se forca të shumta të Policisë së Durrësit po zhvillojnë një operacion të gjerë në Kavajë, për kapjen e personave të përfshirë në trafikun e narkotikëve.
Antidroga, operacionalja dhe forcat Shqiponja kanë qenë të përfshira në aksionin masiv, ndërkohë që mësohet se dhjetra persona janë shoqëruar në Komisariat.
Ende nuk ka detaje shtesë mbi këtë aksion, ndërkohë që pritet një reagim zyrtar nga blutë e qytetit për dhënien e informacioneve mbi rezultatin e operacionit. (A2
