Herbalisti Irfan Gjeci jep këshilla për një zemër “të fortë” dhe shpjegon se speci djegës konsideron=het si produkt “magjik”.
Gjatë dimrit, gjaku qarkullon më ngadalë dhe rrezikohemi më shumë nga probleme të zemrës. Herbalisti tregon se cilat produkte duhet të përdorim dhe cilat t’i shmangim këtë muaj.
Përdorni sa më shumë perime. Majdanozi na ndihmon shumë.
Merrni gjashtë tufa majdanoz, vendosini në 2 litra ujë, lerini gjatë natës dhe të nesërmen mund t’i shtoni limon. Çdo përime është e mirë por veçoj brokolin, panxharin dhe karrotën, mos i ndani nga dieta juaj. Të gjitha perimet janë të mira, duke i përdorur të ziera ose duke i marrë lëngun. Nuk duhet të lemë mënjanë qepën. Mund ta piqni në furrë”.
Ka produkte që Gjeci këshillon t’i shmangim këtë periudhë: “ Të shmangim bulmetin, pijet e gazuara, mos të përdorim sasi të larta mishi.
Po ashtu, konsumoni mollë në mëngjes dhe gjatë ditës. Mjeku popullor këshillon konsumimin e tre kokrrave mollë.
Çaji i murrizit, po ashtu është i rëndësishëm sepse “riparon muret e zemrës”.
Nëse keni bërë ndërhyrje në zemër, përdorni lulen dhe frutin e murrizit, majdanozin, specin e kuq djegës si çaj.
Herbalisti ndalet te speci djegës is produkt “magjibërës”: “Mund të shpëtojë jetë njerëzish, për situata parainfarkti, infarkti, vendosni pluhur speci djegës nën gjuhë.
Një lugë spec djegës, shtoni 250 ml ujë, ziejeni 2-3 minuta, kullojeni dhe e pijeni pa sheqr, pa ëmbëlsues. Dhe ata që kanë probleme me hemoragjinë është efektiv. Mbajeni si armë me vete, pasi ndalon hemoragjinë”.