Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se Serbia ka gabuar duke votuar pro rezolutës evropiane në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që rikonfirmon mbështetjen për Ukrainën dhe integritetin e saj territorial . Kjo rezolutë e hartuar nga Bashkimi Europian dhe Ukraina e cila e quante Rusinë shtet Agresor i kërkonte gjithashtu Moskës zyrtarw që të tërhiqte trupat e saj ushtarak nga Ukraina.

“Mendoj se Serbia ka bërë një gabim, për këtë u kërkoj falje qytetarëve dhe fajin e kam vetë, sepse ndoshta jam i lodhur dhe i rënduar dhe nuk mund t’i bëj të gjitha vetë. Siç mund ta shihni, unë po e them këtë në një kohë kur është fare e qartë se do të humbas favore apo pikë politike në BE për shkak të kësaj. Mendoj se Serbia duhet të ishte përmbajtur. Nuk kam askënd tjetër për të fajësuar përveç vetes, nuk kam pasur kohë të merrem mjaftueshëm me të.”

Vucic deklaroi se delegacioni Serb në Kombet e Bashkuara duhej të kishte abstenuar në rezolutën e hartuar nga Bashkimi Europian sic beri për rezolutën e Shteteve të Bashkuara që kërkonte ti jepej fund luftës menjëherë pa e përcaktuar Rusinë një shtet agresor. Kjo deklaratë e Presidentit Serb Aleksandër Vucic u lexua si një kërkesë falje ndaj Rusisë.

Në tri vite luftë në Ukrainë, Beogradi ka refuzuar të vendosë sanksione ndaj Moskës siç kanë bërë vendet perëndimore. Në intervistën e tij për mediat serbe Vucic deklaroi se qendrimi i Beograddit nuk do të përmbyset me një, dy apo tre rezoluta. Shtetet e Bashkuara nuk arritën që Asambleja e Përgjithshme e OKB-së të miratonte rezolutën e saj që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus dhe integritetin territorial të shtetit të sulmuar.

Nderkohe nga ana tjeeter Rezoluta e pergatitur nga Ukraina përgatitur nga Ukraina dhe aleatët e saj evropianë u miratua, duke marrë 93 vota pro, 18 kundër, përfshirë SHBA-në dhe Rusinë, dhe 65 abstenime.