Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Durrës, ku një 39-vjeçar ka kanosur me armë sportive, konkretisht një pistoletë, punonjësit e Policisë Bashkiake.

Shtetasi Gentjan Kërçuku, banues në Tiranë, ka tentuar të krijojë frikë te duke u prezantuar si oficer i strukturave ligjzbatuese. Ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërsa Policia ka reaguar menjëherë duke e kapur dhe arrestuar në flagrancë.

Gjatë arrestimit, është sekuestruar arma e përdorur në kërcënim, një pistoletë sportive. Policia ka dërguar materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Durrësit për veprime të mëtejshme.

“Kanosi me armë sportive, punonjësit e Policisë Bashkiake, duke u prezantuar si oficer i strukturave ligjzbatuese, Policia kap dhe vë në pranga 39-vjeçarin.

Sekuestrohet arma sportive (pistoletë).

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin G. K., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë sportive pistoletë, punonjësit e Policisë Bashkiake, duke u prezantuar si punonjës i strukturave ligjzbatuese.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.