Një 28-vjeçar është arrestuar në Durrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Ghots”.
Ilirian Mici u vu në pranga me qëllim ekstradimin në Spanjë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Madritit, Spanjë, me vendimin e datës 28.12.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, sipas Kodit Penal të Spanjës. Për këto vepra, dënimi maksimal që parashikohet është 26 vjet burgim.
Interpol Tirana dhe Interpol Madridi do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Spanjë./abcnews.al
