Rëndohet gjendja e të plagosurve, të cilët udhëtonin në fugonin që u përplas të dielën në aksin rrugor Elbasan-Peqin.
Tre prej pesë të plagosurve në aksidentin e Pauleshit janë dërguar në Spitalin e Traumës për ndërhyrje të specializuar pasi gjatë natës kanë shfaqur komplikacione.
Në aksident u përfshi një mjet tip benz dhe një furgon pasagjerësh.
Për pasojë humbën jetën nënë e bir, ndërsa pesë të tjerë, përfshirë dhe shoferin e furgonit mbetën të lënduar.
