Pas SPAK, tashmë Prokuroria e Elbasanit nis hetim ndaj inceneratorit të Elbasanit.

Burime nga prokuroria bëjnë me dije se organi i akuzës ka regjistruar dosje penale, ku fillimisht hetimi u hap për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës me zjarr” dhe “Ndotjes së ajrit”.

Bëhet fjalë për zjarrin që përfshiu inceneratorin e Elbasanit në korrik të vitit 2023.

Prokuroria po heton për shkaqet e këtij zjarri dhe impaktin e jashtëzakonshëm që ky zjarr pati në mjedis.

Por ndërkohë prokurori Xhelian Seferi ka zgjeruar hetimet më tej ku përveç nenit 151 ka përfshirë edhe nenin 248 të Kodit të Procedurës Penale i cili përfshin veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Prokuroria tashmë është duke hetuar shoqërinë Eco Alb për veprën penale të shpërdorimit të detyrës