Përveç sajesë së tenderëve fiktivë, për të krijuar “Fondin e posaçëm”, që do përdoret ilegalisht për propagandën e PS dhe deputetëve në Elbasan, kryebashkiaku Gledian Llatja ka caktuar dhe kuota financiare për bizneset që marrin tenderë, ankande, leje ndërtimi, licenca e pasuri nga Bashkia Elbasan…
Objektivi i Bablokut për të fituar zgjedhjet e 11 majit në çdo zonë, ka vënë në lëvizje Kryetarin e Bashkisë së Elbasanit, i cili ka nisur të sigurojë financime për të mbështetuar fushatën elektorale me fondet e shtetit, nëpërmjet marifeteve që i ka përdorur edhe gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2021 e 2023.
Përveç caktimit të kuotës financiare, për bizneset që marrin tenderë, leje ndërtimi, licenca e pasuri nga Bashkia Elbasan; kryetari Gledjan Llatja po sajon tenderë fiktivë, për të krijuar “Fondin e posaçëm”, që do përdoret ilegalisht për propagandën e PS dhe deputetëve në Elbasan.
Në Buletinin e Prokurimeve Publike të datës 3 mars 2025, Bashkia e Elbasanit, ka shpallur një tender me vlerë 122 milionë lekë me TVSH, për gjoja mobilimin e sallës së Këshillit Bashkiak dhe zyrës së kontaktit me qytetarët.

Tenderi që kryebashkiaku Llatja, do ta zhvillojë në datën 11 mars, është fiktiv dhe i sajuar qëllimisht, për të kaluar milionat e shtetit në duart e grupeve të patronazhimit, që do bëjnë fushatën elektorale të PS në territorin e Bashkisë së Elbasanit.
Themi që tenderi është fiktiv, mbasi sipas informacioneve, i njëjti tender dhe pagesa për moblimin e sallës së Këshillit Bashkiak, është bërë edhe para 1 viti me vlerë 210 milionë lekë, madje karriget e tavolinat janë blerë me çmime 2 herë më të larta se çmimet e tregut.
Fiktivitetin e këtij tenderi e vërteton fakti, që Komisioni i Prokurimeve Publike, ia ka anuluar me Vendim nr. 3757/8, datë 16.01.2025, por Gledian Llatja e ka shpallur përsëri dhe do ta zhvillojë më 11 mars, sepse Babloku i ka dhënë urdhër të sigurojë fonde për fushatën elektorale.
Marifeti i kalimit të fondeve të këtij tenderi, në shërbim të fushatës elektorale të PS, do bëhet nëpërmjet kompanisë private që Gledjan Llatja do shpallë fituese; e cila do firmosë kontratën, do tërheq milionat dhe do bëjë letra false për gjoja mbilimin e sallës së Këshillit Bashkiak.
Paralelisht me këtë tender, ai ai ka shpalur 13 tenderë të tjerë, një ndër të cilët është me fond limit 238 milionë lekë për “Stacione Autobuzi SMART”./Pamfleti
