Një konflikt mes dy familjeve në Valias ka përfunduar me disa të arrestuar dhe të proceduar nga Policia e Tiranës.

Përplasja, e ndodhur për motive të dobëta, dyshohet se ka pasur edhe përdorimin e sendeve të forta.

Si rezultat, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 5 arrestuan shtetasit S. K., 57 vjeç, J. K., 28 vjeç, J. K., 35 vjeç (babai me dy djemtë), G. D., 54 vjeç dhe R. D., 30 vjeç (babë e bir).

Gjithashtu, në vijim të hetimeve janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit V. K., 55 vjeçe, R. A., 24 vjeç dhe L. D., 53 vjeçe.

Materialet për këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.