Një vatër zjarri është regjistruar në kodrat e Orikumit.
Në vendngjarje kanë mbërritur dy automjete zjarrfikëse nga Vlora dhe 6 efektivë.
Ndërkaq, në ndihmë të tyre ka shkuar edhe një mjet zjarrfikës nga baza e pashalimanit.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.
