KAS me një vendim të kundraligjshëm vendosi që të mos marrë parasysh provat e paraqitura nga PD për manipulimin e votave, në kundërshtim me vetë ligjin.
Këto prova do të faktonin pretendimet tona, vendimi i KAS shkon përtej pritshmërive që i ka i gjithë publiku. PD i është drejtuar zyrtarisht insititucioneve për të marrë provat, por që sigurisht nuk i janë vënë në dispozicion opozitës. Duhet të jetë KAS ai që të marrë në shqyrtim provat, çdo mosmarrëveshje ligjore nuk mund të zgjidhet në mënyrë të drejtë. I gjithë publiku kërkon të ketë të qartë atë që ka ndodhur në Shqipëri.
PD ka paraqitur të gjithë provat që mund të administronte, por ne nuk kemi kompetenca që të hetojmë, kjo është detyrë e KAS, çfarë kemi pasur i kemi depozituar, neni 137 e thotë qartë, që në kiadër të një procesi hetimor, duhet të mbledhë prova.