Forcat operacionale arrestuan në Laç me qëllim ekstradimin, shtetasin K. N., 33 vjeç.
Sipas policisë ky shtetas ishte në kërkim ndërkombëtar, sepse Gjykata e Milanos i ka caktuar masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në rrethana rënduese dhe në kuadër të organizatës kriminale.
Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me homologët në Itali, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi.
