Seanca e radhës e gjykatës, që do të zhvillohej mes Vilma Nushit dhe deputetes së PD, Albana Vokshi, është shtyrë për shkak të mungesës së deputetes demokrate, e cila duhet të merrte pjesë në seancën e parlamentit. Ndërkaq, Vilma Nushi ishte prezente në GJKKO, për t’u përballur me akuzat e ngritura nga deputetja.

Vilma Nushi, së bashku me Shoqërinë 3P Life Logistic, e cila ka fituar koncesionin për Check Up, ka paditur Albana Vokshin për shpifje, veprim penal i parashikuar nga Neni 120 i Kodit Penal.

Kjo padi ka nisur pas deklaratave të Vokshit, e cila akuzoi se vlera e projektit të koncesionit për Check Up ishte 130 milionë euro, ndërsa pala paditëse e kundërshton këtë vlerë, duke thënë se vlera reale është 63 milionë euro për 10 vitet e projektit.