Kryeministri Edi Rama në takimin me kandidatët për deputetë tha se Partia Socialiste ka skuadrën që u jep të gjithëve mundësinë që të zgjedhin më 11 maj.
Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë u ndal dhe te kundërshtarët politikë, ku tha se “është e kotë të besosh se mund të vijë diçka e mirë për vendin duke dalë e kërkuar vota për ata që janë përballë nesh”.
“Ajo që është më e rëndësishme është skuadra. Kemi një skuadër që u jep të gjithëve mundësinë të zgjidhin, të gjitha moshat. Të dyja gjinitë, po në mënyrë të veçantë gratë dhe vajzat kanë mundësi të gjejnë vetën dhe të votojnë për veten. Ashtu si kundër, si asnjëherë më parë PS ka një skuadër ku më të rinjtë janë të mirë përfaqësuar. Ka dhe një karakteristikë të re, të shumëpritur për mua.
Në skuadrën e 11 majit ne kemi në ekipin tonë edhe një përbërje domethënëse të atyre që kanë kapërcyer nga një anë në tjetrën. Janë me ne pasi kanë parë se sa palidhje, e kotë është të besosh se mund të vijë diçka e mirë për vendin duke dalë e kërkuar vota për ata që janë përballë nesh. Është i mirëpritur nga ne, pasi PS është shumë e me gjerë se perimetri i anëtarësisë së vetë. Ne jemi këtu, mishërimi i vullnetit të afro 800 mijë shqiptarëve. Që me votën e diasporës mund të shkojë gati në 1 milion vota. Pavarësisht dallimeve që mund të kemi për pikëpamjet tona lidhur me një çështje apo një tjetër, në fund ne duhet të jemi të gatshëm që PS t’ia vëmë në dispozicion të gjithë atyre që duan të bashkohen“, tha Rama.
