Rusia dhe Ukraina nisën sulme ajrore që dëmtuan infrastrukturën e njëra-tjetrës brenda natës, disa orë pasi Vladimir Putin refuzoi propozimin e presidentit amerikan Donald Trump për një armëpushim të plotë 30-ditor.
Në një bisedë telefonike të martën, Putin i tha Trumpit se një armëpushim i plotë do të funksiononte vetëm nëse aleatët e Ukrainës ndalonin dhënien e ndihmës ushtarake dhe ranë dakord vetëm për të ndalur sulmet në infrastrukturën energjetike, raporton BBC
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se sulmet e mbrëmshme dëmtuan “infrastrukturën civile”, duke përfshirë një spital në Sumy.
Ministria ruse e mbrojtjes tha se ka kapur 57 dronë ukrainas. Zyrtarët në rajonin jugor rus të Krasnodarit thanë se një sulm me dron ukrainas shkaktoi një zjarr të vogël në një depo nafte.about:blank
Ndërkohë, dy vende kanë rënë dakord të shkëmbejnë 175 të burgosur secila sot.
