Kryeprokurori i Lezhës, Erjon Shehaj ndodhet sot para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët Sokol Çomo, kryesues, relatore Albana Shtylla dhe anëtare Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj.

Kujtojmë se Shehaj e kaloi shkallën e parë të Vettingut, edhe pse Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi probleme me pasurinë dhe profesionalizimin.