Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ka kundërshtuar dhe goditur punonjësin e Policisë Rrugore. Sipas bluve, drejtuesi i automjetit e ka tërhequr punonjësin e policisë disa metra, duke i rrezikuar dhe jetën.

Kundërshtoi dhe goditi për shkak të detyrës, punonjësin e Policisë Rrugore, në detyrë, vihet në pranga 31-vjeçari.

Më datë 18.03.2025, te rrethrrotullimi i Unazës së Re, në rrugën “Sotir Caci”, punonjësi i Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, i planëzuar me shërbim, i ka bërë shenjë ndalimi një automjeti, pasi ka konstatuar lëvizje të pakontrolluara në rrugë.

Drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar, por ka vijuar lëvizjen. Duke vijuar lëvizjen, drejtuesi i automjetit e ka tërhequr punonjësin e Policisë, për disa metra, duke i rrezikuar jetën. Punonjësi i Policisë e ka ndjekur dhe ndaluar automjetin, dhe i ka kërkuar drejtuesit, t’i paraqesë dokumentacionin. Drejtuesi i automjetit e ka kundërshtuar dhe më pas e ka goditur punonjësin e Policisë, duke i shkaktuar dëmtime fizike.