Vserlo, në intervistën e parë në studio pas daljes së tij nga formati, është shprehur se sulmet ndaj banorëve që me hyrjen në BBV i ka bërë me qëllim që të kuptonte terrenin dhe të kthehej në faktor në shtëpi, pavarësisht se nuk ja arriti.
Ndër të tjera Vserlo ju ka vendosur disa epitete banorëve të BBV, duke theksuar debulesën e tij për Loredanën. Sakaq, i pyetur se kush do ta fitojë këtë edicion, ai tha Laerti, për inteligjencën dhe llogjikën për të përballuar gjithçka aty brenda.
Vserlo: Për çdo person që hynë në muajin e dytë në shtëpinë e Big Brothe është thuajse mision i pamundur ti shkojë deri në fund. Kemi parë që kanë hyrë, kanë qëndruar vetëm një javë dhe janë larguar. Qëllimi im është të mësoja lojën që bëhej aty brenda dhe avash avash të kisha edhe unë një vend aty brenda në atë lojë. Sulmova që ditën e parë me qëllim që t’i bëja banorët aty që të hidhnin sytë te ky banori i ri. Patjetër që emocione ka pasur, ka pasur përplasje shumë të forta me të gjithë banorët aty brenda.
Ledioni: Por edhe ata nuk është se të kanë kursyer…
Vserlo: Patjetër.
Ledioni: Nëse Big Brotheri yt do të ishte një këngë, si do të quhej? Do të ishte një këngë fitore, një këngë melankolie apo dashurie?
Vserlo: Arrita të bëja ato ndërhyrjet e mia, ndoshta edhe pa sukses por që sikurse e thashë edhe më parë, në muajin e dytë të lojës aty aleancat janë krijuar.
Neda: Nuk mendoj se ke patur një sukses të vërtetë. Ke qenë një personazh shumë ekstravagant, është për tu vlerësuar karakteri yt luftarak, megjithatë ke treguar që këtë lojë doje ta luaje edhe në kufijtë e etikës dhe dukshëm kjo nuk u pëlqye nga publiku. Nëse do kishe dashur një inteligjencën tënde dhe karakterin tënd stoik ta kishe vënë në dispozicion të lojës, qoftë edhe për të krijuar linjën tënde, mbase do të ishe pëlqyer dhe publiku do të kishte lejuar të vazhdoje më gjatë.
Arbri: Unë i vlerësoj përpjekjet e tua për tu bërë pjesë e lojës. Ti hyre si një uragan dhe u ktheve në një shi të lehtë vere. Unë mendoj se në pjesën më të madhe të sulmeve, edhe banorët të kanë sulmuar dhe reagimi yt ka qenë shumë i ashpër.
Ledioni: Unë do të të them emrin e një banori dhe vendosi një epitet. Aldo…
Vserlo: Skuth.
Ledioni: Gjesti?
Vserlo: Fëmija i shtëpisë.
Ledioni: Rozana?
Vserlo: Manipuluesja në tentativë e shtëpisë.
Ledioni: Rozana?
Vserlo: Xhaxhai i shtëpisë.
Ledioni: Gerta?
Vserlo: Opinionistja e shtëpisë.
Ledioni: Danja?
Vserlo: Femra me klas e shtëpisë.
Ledioni: Valbona?
Vserlo: Zhurmuesja e shtëpisë.
Ledioni: Egli?
Vserlo: Meriton dy epitete sepse ishte një tjetër Egli në fillim, dhe tjetër u kthye tani. Por që ‘e dashururara e shtëpisë’ po ja lëmë epitetin.
Ledioni: Loredana?
Vserlo: Për të kam pasur dhe vazhdoj të kem një dashuri shumë të madhe që u trazua shumë për shkak të sjelljeve dhe lojës aty brenda, por që “shoqa ime aty brenda” do të thoja. Nëse është e hapur për sqarim rreth lojërave që kemi pasur aty brenda, do të isha dakord që të ruanim miqësinë edhe jashtë.
Ledioni: Jozi?
Vserlo: ‘Batuta e shtëpisë’.
Arbri: Kush e fiton Big Brother?
Vserlo: Do të doja Laertin për shkak se është shumë koherent në ato që thotë brenda shtëpisë. Ka inteligjencën dhe llogjikën për të përballuar gjithçka aty brenda.
