Japoni është kombëtarja e parë që siguron kualifikimin për në Botërorin 2026, përveç organizatorëve. Fitorja 2-0 ndaj Bahrein, i siguroi japonezëve biletën për në Kupën e Botës. Golat e shënuar nga Kamada në minutën e 66-të dhe Kubo në minutën e 87-të, i siguruan 3 pikë të rëndësishme kombëtares së drejtuar nga Moriyasu.
Pas shtatë raundeve, Japonia mban vendin e parë në Grupin C, me 19 pikë, plot 9 pikë më shumë se Australia e vendit të dytë dhe Arabia Saudite e vendit te tretë. Kujtojmë se vendet organizatore Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Meksika kanë siguruar pjesëmarrjen në Botërorin 2026.
Kjo do të jetë hera e parë që turneu do të presë 48 skuadra, ndryshe nga eventet e mëparshme ku morën pjesë 32 skuadra.
