Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti foli në konferencë për shtyp, në prag të sfidës me Anglinë.

Gjimshiti deklaroi se atmosfera është shumë e mirë, ndërsa shtoi se të gjithë japin maksimumin për një qëllim, që është kualifikimi për në Botëror. Mbrojtësi u shpreh se beson në ëndrrën e madhe.


“Atmosfera është shumë e mirë. Ka një frymë të re. Ka lojtarë të rinj dhe talente, të cilët e përmirësojnë ekipin. Të gjithë japin maksimumin në fushë, për të arritur një objektiv që nuk është arritur kurrë.

Ëndrrat thonë që nuk janë të mundura, por disa ëndrra realizohen. Unë kam besuar gjithmonë. Nuk jam ai tipi që fshihet duke thënë se jemi kombëtare më e vogël se Anglia. Duhet të japim gjithçka në fushë dhe nëse e arrijmë është një sukses më i mirë.about:blank

Forca e tyre dihet. Nuk mund të flasim fare për ta. Jemi përgatitur mirë. Trajneri na ka dhënë ato që duhet të japim në fushë. E rëndësishme është që ekipi të bëjë atë që duhet në fushë. Jemi përgatitur shumë mirë dhe të shohim nesër.”

Gjimshiti tha se ndaj Anglisë nuk do të vendosin duelet individuale, por ato si ekip. Ndër të tjera, ai vlerësoi maksimalisht edhe mesfushorin Jude Bellingham.

“Besoj që ekipi ka një punë të vështirë, jo vetëm unë. Si ekip duhet t’i ndalim ata. Nuk do jenë duele individuale, por duele skuadrash. Nëse e përballojmë shumë mirë, do e kenë të vështirë.

Bellingham është një lojtar fantastik. Të rrallë janë lojtarët si ai. Është një lojtar që mund të bëhet një nga më të mirët në botë. Mund të arrijë kulmin e botës.

Anglia ndaj shumë shteteve është e favorizuar për të fituar. Nuk mund të flasim për këtë. Nuk besoj se Anglia do të na nënvlerësojë. Në futbollin e sotëm nuk dihet kurrë dhe nuk besoj se do të ketë nënvlerësim nga ana e tyre.

Mendoj se kemi bërë Europian të mirë, ndonëse nuk kaluam. Përqendrimi duhet 100% në të gjithë lojën. Nëse shikojmë ndeshjet, kemi marrë gola në pak minuta në ndaj Kroacisë dhe Italisë. Kundërshtarët e këtij niveli mund të të bëjnë dëm shumë shpejt.

Është herët që të flasësh për shanset, por me kalimin e ndeshjeve, mund ta shikosh më mirë. Nuk do futemi në fushë duke mos menduar për kualifikimin. E rëndësishme është që të japim gjithçka në fushë”, deklaroi Gjimshiti.