Nga:Erion Murataj!
Mashkull lind, burrë ke vetëm mundesi të bëhesh. Lider, duhet të respektosh që të respektojnë.
Pak kush i ka këto virtyte në një shoqëri ku kapadailleku dhe të vetëshpallurit lider bëjnë paradë në kutitë e qelqta të ekraneve.
Në librat që i’a shkruajnë dhe artikujt që flasin për gjithçka veç realitetit vrastar të një shoqërie që kërkon të ardhme.
Mund ta kuptoj dëshirën për të qenë lider por nuk kuptoj paaftësinë për të qenë burrë. Mund të kuptoj dhe frikën për të lëshuar karrigen por nuk kuptoj mungesen e dëshirës për të mbrojtur së paku fytyrën.
Nëse kërkon të jesh lider respekto ata që të besuan për të tillë dhe ktheju të drejtën pa kopilelleqe .
Nëse kërkon të jesh burrë dil e prano gabimin.
Atëherë do jesh dhe lider! Të paktën një herë do jesh vërtetë!
Por të veprosh si nje klloun që qesh për fitore më pas qan për humbje e në fund shtrëngon dhëmbët e thua që tani fillon lufta e vërtetë…Jo!
Kjo do të thotë të shesësh fytyrën për karrigen.
Ky nuk është modeli që shoqëritë e zhvilluara kërkojnë në një lider.
Ky nuk eshte modeli i një mashkulli që të meritojë emrin burrë.
Koha e nderimeve për kllounat është vetëm në cirk.
Kjo është jeta reale!
Zgjohu dhe kupto se fytyra i vlen historisë.
Karrigia tanimë s’të vlen as ty.