Erion Murataj PSD

Një automjet është përfshirë nga flakët teksa ishte në lëvizje, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar dhe nga zjarri ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike.

“Rreth orës 17:00, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht automjeti tip “BMË” me drejtues shtetasin N. G., 31 vjeç, banues në Fier dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”, njofton policia.