
Disa ditë më parë në qytetin e Lushnjes, një 43-vjeçar i identifikuar si Fabjol Hysi është dhunuar brutalisht nga dy të rinj pasi ka dalë nga ambientet e xhamisë.
Në video shfaqen pamje nga kamera të sigurisë në zonë të cilat kanë fiksuar momentet e dhunës brutale të dy të rinjve Irdi Nasufi dhe 23-vjeçarit Enea Korreshi
Në video shfaqen momentet kur të rinjtë i afrohen 43-vjeçarit Hysi, i cili nuk mund të flasë apo të dëgjojë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Të rinjtë kanë pretenduar se Hysi i ka ofenduar, por pikërisht për shkak të situatës së tij shëndetësore deklaratat e tyre janë vendosur në dyshim./ news24
