
Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Berat-Duhanas, në vendin e quajtur “Ura e Beratit”.
BMW-ja, duke ardhur nga fshati Duhanas në drejtim të qytetit ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Zjarrfikësit e kanë nxjerrë shëndoshë e mirë nga mjeti, shoferin Adnand Çala, banues në fshatin Duhanas.
Dyshohet se shkak për aksidentin dhe daljen e mjetit nga rruga është bërë lagështira në rrugë dhe mungesa e ndriçimit në këtë aks rrugor.
