Erion Murataj PSD

Dy persona u arrestuan nga policia pasi kanë tentuar të fusni mallra kontrabandë në portin e Durrësit.

Dy shoferët e autobusit të arrestuar janë shtetasit , Edmond Nikolli dhe Shkëlqim Çuni, ndërsa vlera e mallrave, ku përfshiheshin veshje, pajisje, produkte ushqimore, produkte kozmetike dhe pije alkoolike, shkonte në vlerën e 50 mijë eurove.

Njoftimi: 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Port, Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Duo”.

Tentuan të futnin në Shqipëri, me autobus, mallra të kontrabanduara me vlerë të përafërt 50 000 euro, arrestohen 2 shtetas.

Sekuestrohen mallrat dhe autobusi, si dhe celularët dhe pasaportat e të arrestuarve.

Në vijim të punës së bazuar në analizën e riskut, të kryer nga Policia Kufitare e PKK Port Durrës, në hyrje/dalje të vendit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në hyrje të Shqipërisë, është kaluar në vijë të dytë, për kontroll të detajuar, autobusi që kishte si drejtues shtetasit Edmond Nikolli dhe Shkëlqim Çuni.

Nga kontrollet në këtë mjet, janë gjetur veshje, pajisje, produkte ushqimore, produkte kozmetike dhe pije alkoolike, të dyshuara të kontrabanduara, pasi ishin të papajisura me fatura blerjeje.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, në kuadër të operacionit “Duo”, u arrestuan në flagrancë shtetasit E. N., 46 vjeç, banues në Lezhë dhe Sh. Ç., 51 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”, kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.