
Gerta Gixhari, banore e “Big Brother VIP Albania”, ka përjetuar një moment emocionues, kur theu kutinë e emergjencës që kishte një telefonatë.
Ajo shprehu dëshirën e madhe për të folur me dy djemtë e saj, por u përball me një të papritur kur duhej të zgjidhte një tjetër banor për t’ia dhënë telefonatën.
E përlotur nga kjo situatë, Gerta vendosi ta jepte mundësinë e telefonatës Aldos, i cili shfrytëzoi mundësinë për të komunikuar me ish-bashkëshorten, Ana Veseli, për të pyetur për vajzën e tyre.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Në bisedën me ish-partneren, Aldo mori disa këshilla për lojën. Ajo i sugjeroi që të vazhdonte me mënyrën e tij të sjelljes dhe ta shijonte lojën pa ofenduar apo ulur femrat.
“Vazhdo kështu siç je, çdo ditë do të doja të shikoja duke flirtuar me vajzat e bukura të shtëpisë, sesa të shikoja shembuj që i ofendojnë dhe ulin femrat. Kështu që duhet ti japësh forca”.
Ajo gjithashtu i sugjeroi që, kur Rozana të përmendte flirtin, ai të përgjigjej me më shumë vetëbesim:
“Kur Rozana të thotë ke flirtuar me 3, thuaj do flirtoj me 6”
