
Gjykata e Tiranës ka vendosur të kalojë sot për gjykim autorin e vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, Mario Përlleshaj.
Pas përfundimit të seancës, shoku i Martinit, Luis Meçja u tha gazetarëve se është i gatshëm të dëshmojë në gjykatë pasi dëshiron drejtësi.
“Nuk e kam përjetuar mirë seancën, por dua të them se kërkojmë drejtësi. Jam gjithnjë i gatshëm të dëshmoj në gjyq nëse më kërkohet”, tha ai.
Martin Cani, 14 vjeç u vra më 18 nëntor 2024 pak metra larg shkollës “Fan Noli” në Tiranë. Autori i mitur Mario Përlleshaj ndodhet në institutin për të mitur në Kavajë, ndërsa edhe në muajin dhjetor 2024 kundërshtoi masën e sigurisë “arrest me burg”.
