Erion Murataj PSD

Personi që shihni në foto është Vladimir Topjana, 43-vjeçari që mbeti i vrarë mbrëmjen e së dielës në Itali. Në pranga si autor është vënë një 30-vjeçar, gjithashtu shqiptar. 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur para një lokali në Fontanafredda. Sipas informacioneve, autori është nga Fushë-Kruja, ndërsa është ndaluar edhe babai i tij.

Sipas asaj që bëjnë me dije mediat italiane, viktima Vladimir Topjana, kishte dalë për të parë ndeshjen Roma-Juventus në një lokal, së bashku me djalin e tij 17-vjeçar.


Autori i dyshuar, një 30-vjeçar shqiptar, mbërriti pranë lokalit me një “Audi” dhe në debat e sipër me Topjanën, e ka qëlluar me armë zjarri.

Klientët e lokalit ku ndodhi konflikti kanë tentuar të ndajnë dy shqiptarët, por më kot, pasi 30-vjeçari ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë bashkatdhetarin e tij, duke e lënë të vdekur në vend, pasi një plumb e ka qëlluar në kokë.