
Pas reshjeve të dëborës gjatë fundjavës në veri të vendit, është vështirësuar qarkullimi i mjeteve drejt Thethit.
Sipas pamjeve të siguruara nga “Panorama Online”, lëvizja e mjeteve është bërë e pamundur për shkak të prezencës së akullit në rrugë.
Drejtuesit e automjeteve janë detyruar të ndërpresin udhëtimet e tyre, për të shmangur rrëshqitjet prej dëborës që ka ngrirë.
