Erion Murataj PSD

Presidenti serb Alaksandër Vuçiç, zgjodhi një mjek si mandatarin e formimit të qeverisë së re në Serbisë. Gjuro Macut, i specializuar për endokrinologji, do të shërbejë si kryeministër pas rënies së kabinetit të mëparshëm të udhëhequr nga Vuçeviç, pas protestave të mëdha që nxiti tragjedia në stacionin hekurudhor të Novi Sadit.

Vuçiç theksoi se Macut posedon cilësitë e nevojshme profesionale dhe personale, si dhe ekspertizën dhe përkushtimin për të kryer funksionin e kryeministrit.

“Ai më siguroi se mund të bëjë një shumicë për zgjedhjen e një qeverie të re”, ishin fjalët e Vuçiç.  Ky i fundit njoftoi se qeveria e re do të zgjidhet më 18 prill, siç theksoi, në të premten e madhe, para Pashkëve.

Sipas tij, ajo do të ketë detyrë të vështirë përpara që vendi të përballojë të gjitha presionet në politikën rajonale, çështjen e taksave me SHBA-në, përshpejtimin në rrugën evropiane, e të ruajë njëkohësisht miqtë e saj tradicionalë në lindje. “Serbia ka nevojë për paqe më shumë se kurrë”, shtoi më tej ai. 

Presidenti serb ka zhvilluar më herët konsultime me partitë parlamentare për mandatarin e qeverisë së re, konsultime të cilat u bojkotuan nga opozita e cila kërkonte krijimin enjë qeveria të përkohshme. 

Gjatë konferencës në Beograd ku njoftoi për mandatarin e Qeverisë së re serbe, Vuçiç njoftoi po ashtu se do të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump, në SHBA, me gjasë në fillim të muajit majit.