Erion Murataj PSD

Një marrëveshje mes qeverisë malazeze dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, e cila hap rrugën për dhënien me qira për 99 vjet të Plazhit të Madh të Ulqinit, ka nxitur protesta të vazhdueshme prej dy javësh nga qytetarët dhe forcat politike në vend.

Ndërsa kryeministri Spajić e konsideron këtë marrëveshje si një mundësi që nuk duhet humbur, politikanët shqiptarë në Mal të Zi janë të unifikuar në kundërshtinë e tyre, duke shkuar deri në akuza se pas këtij projekti fshihet një plan i hartuar në Beograd.

Kryetari i Komunës Genci Nimanbegu thotë se ulqinakët nuk janë kundër zhvillimit, por janë kundër shitjes së tij tek një investitor arab që është shumë i dyshimtë.

Për qytetarët, Ulqini nuk është toka ku do të pasurohen të tjerët.

Kur toka e të parëve jepet për 99 vjet, pa u pyetur ata që jetojnë mbi të, reagimi është i natyrshëm. Shqiptarët e Ulqinit e shohin këtë marrëveshje jo si një investim, por si një rrezik për të humbur atë që u përket komunitetit. Ata nuk kundërshtojnë zhvillimin, por kërkojnë të bëhen pjesë e vendimeve.