Home AKTUALITET Rama hap portalin e ri, si të kontaktoni kryeministrin nëse keni një...

Rama hap portalin e ri, si të kontaktoni kryeministrin nëse keni një ide që doni ta vendosni në zbatim gjatë mandatit të tretë

13

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale, ka prezantuar platformën ‘Gati për Shqipërinë’, ku të gjithë qytetarët mund të kontaktojnë drejtpërdrejtë atë personalisht ose dhe anëtarët e tjerë të kabinetit qeverisës.

Rama thekson se të gjithë ata të cilët kanë një ide apo një opinion në lidhje me vendimarrjen qeveritare, mund ta parashtrojnë në këtë platformë, për tu vënë më pas në zbatim gjatë mandatit të tretë.

Postimi i plotë: gatipërshqipërinë@kryeministria.al

Kjo adresë është në dispozicion të të gjithë atyre që kanë studiuar me rezultate të larta, jashtë shtetit apo në Shqipëri, të cilët kanë dëshirë të më kontaktojnë mua personalisht apo anëtarët e tjerë të kabinetit, për të kontribuar me opinionet, idetë, projektet apo edhe gatishmërinë e tyre që të përfshihen drejtëpërdejtë në punët e mëdha të Mandatit të Tretë