Erion Murataj PSD

Me afrimin e finales së “Big Brother VIP Albania 4”, tensionet mes finalistëve janë intensifikuar, veçanërisht mes çiftit më të komentuar të këtij edicioni – Gjesti dhe Egli.

Në ditët e fundit të qëndrimit në shtëpi, marrëdhënia mes tyre është përballur me një përplasje të papritur, që nisi nga një moment i thjeshtë dhe në dukje i pafajshëm: një masazh.

Egli po përpiqej t’i bënte një masazh partnerit të saj, por reagimet e saj nuk u pritën mirë nga Gjesti, i cili reagoi ashpër.

Kjo pasi Gjesti bëri një koment, me humor, rreth fizikut të Eglit.

I bie pishman që të kam njohur, shumë jam pishman që të kam njohur. A dëgjove? Me ty më as jashtë, as brenda, as kurgjo.

Kurrë hiç, o sapo të dal, bllok e ke. Sepse ti një masazh të thash të më bëhesh dhe u zgjove të bësh filma

Nga ana tjetër, Egli nuk e la pa përgjigje, duke reaguar menjëherë me një deklaratë të fortë:

Je djali më i paedukatë që kam njohur.

Ky debat i ashpër i ka befasuar edhe ndjekësit e formatit, të cilët i kanë parë si një nga çiftet më të lidhur dhe të qëndrueshëm në shtëpi.

Pavarësisht grindjeve të herëpashershme, ata kanë ndarë emocione të forta, mbështetje dhe përjetime të sinqerta gjatë gjithë rrugëtimit të tyre.

Megjithatë, izolimi i gjatë dhe stresi i shtuar nga finalja që po afrohet duket se po i vë në provë të fundit. Mbetet për t’u parë nëse ky konflikt është vetëm një tension kalimtar apo shenjë e një krize serioze mes tyre.