Erion Murataj PSD

Tre të akuzuarit për sulmin terrorist në Banjska kanë dalë para Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Kjo është seanca e parë kundër të akuzuare Vlladimir Tolliqit, Bllagoje Spasojeviqit dhe Dushan Maksimoviqit, të cilët janë në dispozicion të organeve të drejtësisë.

Të tre të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm dhe nuk e kanë pranuar fajësinë për të cilat akuzohen.

Të tre janë arrestuar pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, i cili ka ndodhur më 24  shtator të vitit 2023, sulm në të cilin ishte vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Ndërkohë, më 11 shtator të këtij viti, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë kundër 45 personave në krye me kriminelin Milan Radoiiciq, të cilët akuzohen për terrorizëm, financim të terrorizmit dhe vepra të tjera të rënda penale.