
Zjarri prane autostrades ka veshtiresuar levizjen e mjeteve drejt Vlores diten e sotme.
Në krah të autostradës së Vlorës një hapësirë toke e mbjellë me ullinj dhe bimësi të zonës është përfshirë nga flakët.
Dyshohet se ka qenë zjarrvënie e qëllimshme për pastrimin e tokës bujqësore, por është përhapur më tej nga era.
Tymi ka shkuar deri në autostradën e Vlorës duke e bërë më të vështirë qarkullimin rrugor të automjeteve
