Ndryshimet klimaterike kanë bërë që të rritet numri personave të prekur nga virozat të cilat janë shfaqur tek të gjitha grup-moshat .
Simptomat më të shpeshta që përballen mjekët e familjes janë infeksionet në rrugët e frymëmarrjes , alergjitë , kollë dhe temperaturë .
Mjekët e familjes theksojnë se ulja e vigjilencës ndaj koronavirusit ka ndikuar në shfaqen e gripit stinor.
E njëjtë situata shfaqet edhe në moshen pediatrike. Mjekët pediatër pohojnë se kjo periudhë ka qënë mjaft e ngarkuar qoftë në spital dhe klinika private, duke bërë përgjegjes kryesisht ndryshimet klimaterike.
Të moshuarit dhe fëmijët janë më të ndjeshëm ndaj ndryshimeve klimaterike. Për të stimuluar imunitetin e tyre bluzat e bardha japin disa keshilla.
Prej më shumë se një viti që nga shfaqa e pandemisë duke mbajtur maska dhe ruajtur në mënyrë strikte higjenën virozat gripale thuajse ishin inekzistente.