Erion Murataj PSD

Viktima Gjovalin Prendi dyshohet të jetë qëlluar nga ana e majtë e lokalit, ashtu siç bën me dije grupi hetimor.

Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur dy autorët kanë ardhur nga aksi rrugor i vjetër duke dalë në pjesën anësore të biznesit familjar ku kanë qëlluar dhe Prendin, sipas gazetares së Top Channel, Brixhilda Deda.

Më pas në një moment është fiksuar nga kamerat një veturë e autorëve e cila është larguar pas atentatit drejt Urës së Milotit.